Në kompleksin memorial ,,Dëshmoret e Kombit’’ në Gllogjan në përvjetorin e rënies janë përkujtuar Dëshmorët e Kombit Orhan Halilaj, Enver Halilaj, Arton Hasanaj, Naim Nimanaj, Halil Sejfijaj dhe Arben Ahmetaj.
Po ashtu të gjithë Dëshmorët dhe Martiret e fshatit Irzniq, janë përkujtuar në përvjetorin e rënies. Homazhe kanë bërë përfaqësues Institucional, Organizata të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve. Po ashtu në Oden e fshatit Irzniq (Rrezar) është hapë ekspozita më fotografi të Dëshmorëve dhe martireve të këtij fshati.
Ndërsa në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan është shfaqë premiera e Dokumentarit ,,NJERIU SHEMBULLOR’’ kushtuar mësuesit dëshmor, Maxhun Malë Çekaj më autorë dhe Regjisorë Islam Haxhiun.