Deçani angazhohet për një Deçan Ekologjik dhe të Pastër

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Drejtori i Shërbimeve Publike Izet Zenuni dhe përfaqësues të Ndërmarrjes Komunale ,,Higjiena’’,  kanë mbajt një takim të përbashkët me drejtor të shkollave dhe përfaqësues të fshatrave: Kodrali, Pozhar, Prilep, Irzniq, Prekolluk, Shaptej, Gramaqel, Dubravë, Baballoq, Rastavic dhe Lagjen e Dëshmorëve. Të pranishëm në ketë takim ishin edhe përfaqësues të GIZ-it gjerman dhe në bashkë-implementim me organizatën joqeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC). I pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, duke i falënderuar të gjithë akterët e kyçur të cilët janë duke punuar për ,,Deçanin Ekologjik’’ tha se ne i kemi vu vetës një qëllim se deri në përfundim të këtij viti të kemi në sistem të gjitha ekonomit familjarë dhe bizneset, andaj edhe ju që sot jeni në këtë takim kërkoi një bashkëpunim që ti mbështetin ekipet në teren në ditët në vijim që qëllimi ynë të jetësohet tha Ramosaj. Në këtë takim të përbashkët u bë e ditur se nga, nesër në këto fshatra ekipet e koordinuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike do te jenë në terren për regjistrimin e ekonomive familjare. Ndërsa vlen të ceket se sot është mbyll edhe regjistrimi i ekonomive familjare në fshatrat: Isniq, Lebushë, Dubovik, Prapaqan, Llukë e Ulët, Papiq dhe Lumbardh, ku dhe ka nis operimi për grumbullim të mbeturinave sipas planit. Ndërsa në disa shkolla të komunës së Deçanit, SHFMU,,Bjarm Curri’’ Strellc i Epërm, SHFMU ,,Dëshmorët e Kombit’’ Strellc i Ulët dhe SHFMU,,Isa Boletini’’ në Isniq janë mbajt edhe ligjërata dhe një fushatë vetëdijesuese me nxënësit si ta ruaj ambientin. Fushat të tilla do të ketë në të gjitha shkollat gjatë ditëve në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …