Ne ditën e Dëshmorëve dhe të rënëve të fshatit Strellc i Epërm të komunës së Deçanit janë bërë homazhe dhe janë vendosë kurora më lule në nderim të Dëshmorëve dhe të rënëve të këtij fshati. Homazhe kanë bërë kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, Kol.Abdyl Mushkolaj, deputet të parlamentit të Kosovë, familjarë, bashkëluftëtare dhe qytetar të shumtë.
Po ashtu me homazhe është nderuar edhe Dëshmori Adnan Berisha në Pozhar .
Ky delegacion nga komuna e Deçanit në Kompleksin e varrezave të fshatit Lybeniq në 20 vjetorin e Masakrës së dy familjeve Alimehaj dhe Hamzaj të këtij fshati kanë bërë homazhe dhe kanë vendosë kurora më lule.