Kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj bashkë me Zenel Bunjakun koordinatorin e projektit, kanë vënë gurthemelin e ndërtimit të Qendrës së Turizmit, qendër e cila i ka munguar qytetit të Deçanit. Ky projekt është investuar nga Komisioni Evropian në bashkëfinancim me komunën e Deçanit.
Ky investim do të jetë në të mirën e qytetarëve të komunës së Deçanit dhe më gjerë, çdo vizitor në komunën e Deçanit do ta ketë si pikë referuese këtë qendër për tu njohur më mirë me resurset që ofron komuna e Deçanit, projekti i nisur të hënën do të përfundoj në qershor të këtij viti.