leoni

Deçani ka mbajt diskutim për Qarkoren Buxhetore 2017/2019

Komuna e Deçanit  ka mbajtur takim të përbashkët  për të diskutuar draft dokumentin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2017-2019.

Në këtë takim merrnin pjesë, Kryesuesi i Kuvendit  z.Jashar Dobraj, drejtori për Buxhet dhe Financa z.Agron Demukaj, një pjesë e anëtarëve të KPF-së përfaqësues të OSBE-së si dhe Këshillat e Fshatrave.

Me këtë rast, kryesuesi i Asamblesë z.Jashar Dobraj, ka përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe ka falënderuar që i janë përgjigjur ftesës të Komunës së Deçanit për të kontribuar në dokumentin e buxhetimit për vitet në vazhdim. Drejtori i Financave, z. Agron Demukaj, ka shpjeguar procedurën e planifikimit të këtij dokumenti deri tek finalizimi i tij. “Për faktin se me buxhet kërkohet të përmbushen disa nga principet e tij.

Mbase të pranishëm në këtë takimi ishin Këshillat e Fshatrave të komuna së Deçanit, z.Demukaj bëri të ditur edhe një herë se për komunën e Deçanit mbetet shqetësuese çështja e punëtorëve të arsimit në komunë e Deçanit, ku  ne nga buxheti komunal duhet ti mbulojmë pagat e mësimdhënësve në vlerën mbi 1 milion € dhe kjo për ne si institucion sjellë komplikime buxhetore.

Ani pse nga të gjithë përfaqësuesit e fshatrave është kërkuar që të mbështetet arsimi dhe duhet dhënë prioritet, pjesa më e madhe e të pranishmëve kanë kërkuar që në planifikimin buxhetorë të përfshihen edhe disa projekte më prioritet nëpër fshatrat si përfundimi i kanalizimit të ujërave të zeza, mungesa e ujit të pijes në disa fshatra, problem sjellin edhe qentë endacak, në disa fshatra mungojnë kanalet e ujitjes, krijimi i deponive ilegale të mbeturinave dhe një serë kërkesash tjera të cilat përfaqësuesit e fshatrave të cilët ishin prezent në këtë takim kërkuan që ti kenë në prioritet.

Ndryshe takime të tilla për diskutimin e Qarkores Buxhetore të dytën 2017/2019 do të ketë edhe takime të veçanta  të organizuara nga kryesuesi i Asamblesë në bashkëpunim më KPF-në dhe drejtorinë për Buxhet dhe Financa, në sektorin e Shëndetësi dhe atë të Arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …