Deçani ka mbajt mbledhjen e rregullt të KPF-së

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale në Deçan, Jashar Dobraj është mbajt mbledhja e rregullt e KPF-së më këtë rend dite:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

Shqyrtimi  i Projekt-Rregullores për Transparencë

Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për ndarjen e Subvencioneve

Shqyrtimi i kërkesës  të Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri”- dega në Deçan dhe Shoqata e Intelektualëve të pavarur në Deçan, për shpallje “Qytetar Nderi” ish ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, dr.Islam Lauka

Shqyrtimi i kërkesës së fshatit Gllogjan për dhënien e pronës komunale për  varreza të fshatit

Shpallje me interes të parcelës nr.945, Komuna Kadastrale Deçan

Shqyrtimi i kërkesës të Zenel Idrizaj nga fshati Lëbushë për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim

Shqyrtimi i kërkesave

Të ndryshme.

Të gjitha  pikat e rendit të ditës pas diskutimit i janë rekomandua edhe Asamblesë Komunale të Deçanit për diskutim e cila do të mbahet ditën e premte më 29.07.2016.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …