leoni

Deçani mbajti Debatin Publik të fundit me Qytetarë për Projekt – Buxhetin 2023/25

Në Deçan u mbajt Debati Publik me Qytetarë për Projekt – Buxhetin 2023/25, i thirrur nga kryesuesi i Kuvendit dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa. Drejtoresha për Buxhet dhe Financa në komunën e Deçanit, znj.Dafina Cacaj edhe një herë tregoj që buxheti i përgjithshëm i paraparë për komunën e Deçanit është 12.113.805 euro dhe tregoj se si është planifikuar ndarja e tij. Numri i pjesëmarrësve nuk ishte aq i kënaqshëm, por edhe një herë u diskutua se cilat janë kërkesat më të shpeshta, duke u bazuar nga të gjitha diskutimet publike në lidhje me buxhetin. Njëherit ky ishte diskutimi i fundit sa i përket projekt- buxhetit 2023/25. Të gjitha kërkesat dhe propozimet do të shqyrtohen nga drejtoria përkatëse si dhe në fund të muajit pritet të bëhet miratimi i buxhetit në mbledhjen e rregullt të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …