Deçani mbanë mbledhje të jashtëzakonshme

Në bazë të nenit 44 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040  dhe nenit 40 paragrafi 6 të Statutit të Komunës së Deçanit, sot është mbajt mbledhja e jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për mbështetje financiare të Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena”. Takimin e hapi kryesuesi i Asamblesë dr. Haki Shehaj, ku në prezencë të  Drejtorëve të drejtorive dhe asamblistëve, bëri të ditur lidhur me këtë seancë të jashtëzakonshme. Për këtë pikë të vetëm të rendit të ditës është diskutuar pothuajse nga të gjithë asamblistët e subjekteve politike, ndërsa arsyeshmërinë se pse duhet të mbështetet me 18,000.00 euro N.P.L ,,Higjiena’’ këtë e tregoi Drejtori për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj. Me shumicë votash kjo është aprovuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …