leoni

Deçani mbledh 33 pikë dhe hynë në Superligë

Hendbollistët e KH ,,Deçani’’ fituan kupën e Ligës se Parë në Kosovë në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Deçani vazhdon të konfirmohet si qendër e rëndësishme e hendbollit kosovar, ndërsa skuadra deçanase në edicionin e ardhshëm do të jetë në Superligë. Liga e Parë ka përfunduar të dielën. Deçani ka mbledhur 33 pikë që i mjaftojnë për pozitën e parë. Ndeshjen e fundit e fiton me rezultat zyrtar, pasi KEK-u nuk udhëtoi. Për këtë rezultat kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, u shpreh i kënaqur me të arriturat e KH ,,Deçani’’ ku ndër të tjera tha se jam i lumtur me të arriturat e KH ,,Deçanit’’ dhe jam i përkushtuar që ta mbështes sportin në komunën e Deçanit. Jam krenar me ju tha Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …