DEÇANI MBLEDH INVESTITORËT NDËRKOMBËTARË DHE VENDORË PËR UJIN E PIJSHËM

Administrata e tanishme Komunale në Deçan, po punon fuqishëm që problemin me ujë të pijshëm dhe ujin për vaditje ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë. Përdorimi iresurseve natyrore kërkon një gadishmëri profesionale me qëllim të përdorimit racional dhe në shërbim të plotë të qytetarëve. Për këtë gjë, Kryetari Bashkim Ramosaj me kabinetin e tij ka pasur një takim me investitorë vendor dhe ndërkombëtarë duke paraqitur projektet e tyre dhe duke i prezentuar ato. Projektet synojnë që Pendën e Hulaj-ve ta kthejnë në një furnizues të mjaftueshëm me ujë të pijshëm dhe për ujitje për Komunën e Deçanit. Bashkim Ramosaj, u shpreh në një postim të tij se pas disa kohësh Deçani do të zgjidhë përfundimisht problemin me ujë të pijshëm dhe ujitje të tokave bujqësore. Deçani konsiderohet me burime të shumta natyrore, por problemi i ujit të pijshëm dhe për vaditje ka qenë gjithmonë i pranishëm këtu, dhe jo vetëm. Kosova në përgjithësi konsiderohet me nivel të varfër të burimeve ujore ndërsa nëse nuk reduktohet niveli i ngrohjes globale në përgjithësi, Kosova si shumë vende të tjera të botës mund të ketë krizë me ujë të pijshëm në 50 vitet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …