Komuna e Deçanit të shtunën me 3 Qershor 2017, në ora 11:00, mbahen homazhe për Dëshmorët e kombit, Rexhep Mazrekaj, Selmon Dukaj e Ahmet Baqaj. Homazhet do te mbahen tek vendi i rënies, në magjistralen Deçan-Gjakovë. Po ashtu në ora 11:30 në Irzniq do të bëhen homazhe edhe për Dëshmorin Altin Haskaj! Ftohen qytetarët të jeni pjesë e nderimit dhe kujtimit të këtyre dëshmorëve të rënë në Altarin e Atdheut !