Deçani nën ngjyrat e flamujve, në përgatitje të 24 Marsit të Epopesë së Dukagjinit!
Faleminderit punonjësve të NPL “Higjiena” që zbukuruan qytetin tonë! ka shkruar në rrjetin social facebook, kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.
Përndryshe aktivitetet filluan sot me Krosin “Rruga e Lirisë” me nxënësit e shkollave fillore, për të vazhduar me aktivitetin kulturor Valle Tradicionale Popullore (10.30), ndërsa në ora 11 u bë hapja e ekspozitës me punime nga Prof. Kushtrim Dacaj.
Më 23 mars në Gjakovë në ora 12 mbahet gara e shenjtarisë me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me 24 mars fillimisht (ora 11) mbahen homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Glloxhan, ndërsa Manifestimi Qendror i Epopesë së Dukagjinit fillon në ora 12.00 derisa Epopeja e Dukagjinit mbyllet me programi artistik nga ora 12.30.