leoni

Deçani ofron shërbime shtesë për bashkatdhetarët

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj përmes një postimi të tij në facebook ju ka drejtuar bashkatdhetarëve duke i informuar ata lidhur me disa vendime që ka ndërmarrë për kohën sa ata qëndrojnë në vendlindje. Ai ndër të tjera ka thënë:

Të dashur bashkatdhetarë!

Fillimisht ju dëshirojmë pushime të mira në vendlindje me më të dashurit tuaj!

Kam kënaqësinë e veç̧antë se si kryetar komune të jem me ju dhe në dispozicionin tuaj gjatë gjithë kësaj periudhe!

Andaj ju njoftoj se çdo ditë pune nga ora 8:00 deri ne ora 10:00 e mëngjesit kam nderin të ju pres në zyrën time, për kafen e mëngjesit, të takohemi e bashkëbisedojmë për gjitha temat që ju preokupojnë, për idetë tuaja, për zhvillimin e Deçanit apo për tema të lira të cilësdo natyrë qoftë!

Gjithashtu ju njoftoj se parkingu të cilin e ka në dispozicion komuna e Deçanit, do të jet në dispozicionin tuaj gjatë gjithë qëndrimit tuaj në vendlindje!

Po ashtu ju njoftoj që kemi rritur gatishmërinë e administratës komunale, që të jenë në funksionin dhe shërbimin tuaj, për të gjitha dokumentet apo procedurat administrative që keni nevojë!

Gjithashtu ju njoftoj se gjatë gjithë këtyre ditëve, nga komuna e Deçanit janë organizuar dhe do të ketë organizime në vazhdimësi të aktiviteteve të ndryshme për nderë dhe respekt ndaj jush, si panairi “Ditët e Kulturës dhe Turizmit” në Deçan, koncerti me yjet e estradës kosovare, me datën 1 gusht, duke filluar nga ora 20:00 me këngëtarët Arif Vladi, Kastriot Tusha, Ansambli i Valleve, si dhë këngëtarë tjerë të mirënjohur, po ashtu festivali “ESHKË E NDEZUR MBI SHKËLZEN” duke filluar nga data 6, 7 dhe 8 gusht duke filluar nga ora 19:00 do të prezantojnë gjithë këngëtarët dhe shoqërit artistike nga të gjitha trojet shqiptare.

Si dhe do të kemi pritje zyrtare për bashkëatdhetarët bashkë me ish-Kryeministrin Liderin e AAK-së z.Ramush Haradinaj me datën 5 gusht, duke filluar nga ora 19:00 në Kompleksin Historik në Gllogjan, dhe shumë e shumë aktivitete tjera të cilat do të mbahen në vazhdimësi!

Duke qenë se ju jeni zemra e Kombit, unë ndihem i lumtur, që përgjatë këtyre 4 viteve të qeverisjes sime si kryetar komune, kam pasur kënaqësinë që të bëj maksimumin tim, që Deçanit ti japim një pamje të bukur, imazh të ri, perspektivë zhvillimore, duke realizuar shumë projekte madhështore gjithandej komunës së Deçanit.

Këto ndryshime dhe zhvillime më së miri i shikoni, i përjetoni dhe i vlerësoni ju gjatë qëndrimit në vendin tuaj!

Ju premtoj që nuk do të ndalem së punuari që Deçanin ta bëjmë kryeqytet të turizmit në Kosovë, duke realizuar ëndrren tonë, për qytetin që duam.

Në kuadër të programit qeverisës për katër vitet e ardhshme, kam planifikuar dhe nga viti tjetër, muajt korrik dhe gusht do të shpallen muajt e diasporës sonë, ku i gjithë angazhimi do të jet në mikpritjen ndaj jush, dhe në shërbimin tuaj!

Në fund dua të ritheksoj ftesën time, të ju pres për kafen e mëngjesit, çdo ditë nga ora 8:00 deri në ora 10:00 por edhe pas kësaj kohe me kënaqësi kudo që jeni!

Sinqerisht e me respekt

I juaji,

Bashkim Ramosaj!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …