Deçani, Peja, Gjakova, Prishtina dhe Besiana kanë shpallur më shumë veteranë se krejt pjesa tjetër e Kosovës

Deçani, Peja, Gjakova, Prishtina dhe Besiana kanë shpallur më shumë veteranë se krejt pjesa tjetër e Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka shpallur numrin aktual të veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët janë në listën e pagave në secilën komunë të Kosovës. Në janar të vitit 2019, sipas ASK-së kishte 38.232 veteranë, ndërsa ky numër është zvogëluar për 131 më pak deri në dhjetor, ku numërohen 38.101 veteranë të UÇK-së.

Deçani, Peja Gjakova, Prishtina dhe Besiana ( nga dy Zona Operative të luftës së UÇK-së)   përbëjnë  më shumë se gjysmën e veteranëve.  Deçani, njëra ndër komunat e vogla të Kosovës ka shpallur dhjetë herë më shumë veteranë  se Shtimja dhe më shumë  se krejt Drenica, më shumë se të gjitha qytetet e tjera në Kosovë, një nga një.

Besiana  e Remit me Prishtinën, ka shpallur më shumë  veteranë se krejt zona e Neredimës, Shalës e Karadakut.

Publikimi i listave të veteranëve  nëpër komuna jep për të kuptuar se rritja enorme e numrit të veteranëve ndodhi në tri komuna të Zonës së Dukagjinit, (Deçan, Pejë, Gjakovë) të cilat arrijnë shifrën afër 12 mijë veteranë. Është tejet indikativ fakti se vetëm në komunën e Deçanit  janë evidentuar më shumë se 4.000 veteranë aq sa ka krejt rajoni i Drenicës, edhe pse dihet mirëfilli se në asnjë rajon të Kosovës nuk ka pasur më shumë luftëtarët të UÇK-së, sesa në Drenicë.

Besiana e Prishtina, kryesisht Zona e Llapit, ka shpallur rreth 6.000 veteranë.

Gjysmën e numrit të veteranëve në Kosovë e përbëjnë dy Zona Operative, Dukagjini dhe Llapi. Po të ishte rritur numri i veteranëve  në këtë proporcion edhe në pesë Zonat Operative, Kosova do të kishte hiq më pas se 100.000 veteranë.

Tani po shihet mirëfilli se jo të gjitha zonat e kanë rritur numrin e veteranëve, por këtë e kanë bërë dy zona, ajo e Dukagjinit, e cila  e ka katërfishuar  numrin, dhe Zona e Llapit e cila  e ka tetëfishuar. Një rritje që bie në sy është evidentuar  edhe në komunën e Skënderajt, por kjo Zonë ka pasur numrim më të madh të luftëtarëve të lirisë, si Zonë Operative,

Sipas evidencës së publikuar në medie duke u mbështetur në raportin e ASK-së, shihet fare qartë se janë vetëm dy Zona të luftës në Kosovë, të cilat e kanë manipuluar skajshëm numrin e veteranëve dhe përgjegjësia për këtë shkelje flagrante të vlerave të luftës dhe falsifikimit të numri të veteranëve nuk është e shtatë zonave, nuk është e shtatë komandantëve të Zonave sikur është krijuar bindja në opinion, por në radhë të parë e dy komandantëve të dy zonave, e Ramush Haradinajt në Zonën e Dukagjinit dhe Rrustem Mustafës në Zonën e Llapit, ku numri i veteranëve është dhjetëfishuar.

Kjo shkelje e vlerave të luftës, nuk është bërë nga shumica dërrmuese e zonave por vetëm e dy zonave dhe fajtorin nuk duhet kërkuar në Komisionin Qeveritar, por vetëm te dy veta dhe këta po shihet se kush janë.

Rritja e numri të veteranëve ka ndodhur në këto  dy zona dhe në Shqipërinë e veriut, e cila  i përkiste më shumë Zonës së Dukagjinit dhe të Pashtrikut.

Lypjani dhe Shtimja kanë evidentuar vetëm 1.100 veteranë, që do të thotë se këto dy komuna e kanë paraqitur numrin e saktë të veteranëve, ndoshta duke lënë anash një pjesë të madhe të pjesëtarëve të logjistikës dhe pjesëtarëve të Drejtorive të Administrimit Civil.

Zona me sipërfaqen e shtrirjes më të madhe territoriale në Kosovë dhe me numrin më të madh të luftëtarëve, sukur është Zona e Parshtrikut nuk vërehet  ta ketë rritur numrin e veteranëve, përveç në ndonjë rast specifik.

 

Deçani, Peja, Gjakova, Prishtina dhe Besiana kanë shpallur më shumë veteranë se krejt pjesa tjetër e Kosovës

Lista e publikuar e veteranëve nëpër komuna zbulon më së mirë se kush e ka manipuluar  numrin dhe duke u bazuar në këto dëshmi duhet nisur hetimi serioz për manipulimin e dëmshëm shoqëror,  moral e kombëtar të shpalljes së veteranëve pa qenë në luftë fare, pastaj edhe e dezertorëve, sidomos në Dukagjin kur në verë të vitit 1998 kishte dezertuar gati krejt zona nën komandën e Tahir Zemajt, i cili më vonë e kishte formuar Brigadën në mërgim, me emrin nostalgjik “Mërgimi”  dhe kishte pritur të kryhet lufta për t u kthyer në Kosovë në krye të forcave të FARK-ut.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i veteranëve ka rënë për 131 gjatë vitit 2019. Në janar të vitit 2019, sipas ASK-së kishte 38.232 veteranë, ndërsa ky numër është zvogëluar për 131 më pak deri në dhjetor, ku numërohen 38.101 veteranë të UÇK-së.

Sipas ASK-së, në Komunën e Deçanit ka 4082 veteranë, e cila mban edhe numrin më të madh të tyre, ndërsa me asnjë veteranë të regjistruar janë komunat; Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Graçanica, Raniluga, Parteshi dhe Kllokoti.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …