leoni

Deçani proteston ‘Ndal Vrasjeve’

Mijëra qytetarë sot morën pjesë
në marshin paqësor në Deçan, me moton ‘Ndal Vrasjeve’. Protestuesit kërkuan që
vrasjet makabre të mos përsëritën më. Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj në një
postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, ka thënë se Deçani ka pasur
armë për lirinë e Kosovës, por nuk ka plumba e armë për njëri-tjetrin. “
Deçani është dhe do të mbetet Vend
i traditës e i vlerave njerëzore e kombëtare! Donjeta e Ylberi u prefshin në
paqe! Deçani solidarizohet me dhembjet e familjeve Pajazitaj e Malaj!”, thuhet
në shkrimin e kryetarit, Rasim Selmanaj. Përndryshe, Deçani gjatë ditëve të
fundit është tronditur nga dy vrasje makabre. Në fshatin Strellc, është gjetur
i pajetë trupi i 24 vjeçares Donjeta Pajazitaj. Ndërkaq, të mërkurën po në këtë fshat
ndodhi një tragjedi tjetër. Ylber Malaj, nëntëvjeçar u vra nga të shtënat me
armë zjarri derisa po drekonte në një lokal të Strellcit. 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …