Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, në bashkëpunim më Gjimnazin ,,Vëllezërit Frashëri” dhe Lidhjen e Historianëve në Deçan të premten në sallën e Asamblesë Komunalë është organizua solemnitet në përvjetorin e 25-të të fillimit të mësimit Shtëpi-Shkolla më plan program të Republikës së Kosovës. Pikërisht 25 vjet më parë, më 27 janar 1992, mësimdhënësit dhe nxënësit e Gjimnazit “Vëllezërit Farshëri” në Deçan, filluan të mbanin mësimin e pavarur në gjuhën shqipe duke u organizuar në variantin shtëpi-shkollë. Ky organizim filloi të bëhej pasi pushteti serb arriti që të dëbojmë si mësimdhënësit dhe nxënësit nga objekti i Gjimnazit.
Procesi edukativo-arsimor, i cili u organizua gjatë gjithë periudhës 1992-1998, nuk do të kishte vlerë pa përkrahjen e pa rezervë edhe të qindra kryefamiljarëve anë e kënd komunës së Deçanit, të cilët i lëshuan shtëpitë e tyre për t’i bërë shkolla.
Mbijetesa e shkollës shqipe sidomos në vitet e 90-ta kur regjimi i Millosheviqit i kishte mbyllur shkollat shqipe, i ka protagonistët pse jo edhe Heronjtë e vet.
Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj ka vendosur ti nderoi më mirënjohje profesorët dëshmorë të cilët punuan në gjimnazin ,,Vëllezërit Frashëri’’, po ashtu më këtë raste me mirënjohje nderohen edhe Koordinatorët e shkollave shqipe në Komunën e Deçanit.
Me motivacionin: Për kontribut jetësorë në fushën e arsimit dhe edukimit në Gjimnazin ,,Vëllezërit Frashëri” shtëpi shkolla 1992-1998 Mirënjohje i ndau kryetari Selmanaj, dhe Drejtori i Gjimnazit z.Bekim Vishaj.
Më mirënjohje pas vdekjes nderohen:
-
Prof. Njazi Ferizaj –Drejtor i Gjimnazit
-
Prof. Maxhun Çekaj
-
Prof . Tafil Kasumaj
-
Prof . Dinë Çekaj
-
Prof. Ibrahim Shabanaj
Me mirënjohje nderohen:
-
Prof. Nezir Avdimetaj – Drejtorë
-
Prof . Sadri Lokaj –Drejtor
-
Sali Rrustemaj –Sekretar-Arkatar
Koordinatoret
-
Prof – Adem Mehmetaj-Isniq
-
Prof- Demë Hasanramaj-Strellc
-
Prof. Zenel Kasumaj–Regjioni i Vokshit
-
Prof. Bajram Bajraktari-Deçan
-
Prof. Bajram Dacaj-Irzniq
-
Prof. Beqë Knushi -Junik
-
Prof. Hasan Lokaj-Prejlep