leoni

Defekti në  gypin e ujit e ka dëmtuar rrugën në qendër të qytetit të Malishevës

Të nderuar qytetarë, Komuna e Malishevës ju njoftojnë se si pasojë e një defekti në sistemin e ujësjellësit në qytetin e Malishevës, saktësisht afër rrethit në qendër, është dëmtuar rruga. Organet përgjegjëse komunale, kanë kërkuar nga ana e njësisë së “Hidroregjionit” në Malishevë, përgjegjëse për mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit, që sa më parë që është e mundur, të sanoj dëmin e shkaktuar nga plasja e gypit të ujit dhe rruga të kthehet në gjendje të rregullt. Ne jemi duke u angazhuar, bashkë me njësinë e “Hidroregjionit”, që ky defekt të sanohet sa më shpejtë që është e mundur, ka njoftuar komuna e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …