Dega e AAK-së në Junik në Kuvendin e 9-të zgjedhor ku ka zgjedhur Leonard Llollunin kryetar të degës. Siç dihet pë shumë vite këtë pozitë e ka mbajtur Agron Kuçi, por me humbjen në zgjedhjet e fundit lokale, Kuçi ka marrë përgjegjësinë e humbjes dhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të AAK-së në këtë komunë. Njoftimin për besimin e dhënë nga kuvendarët për të parin e AAK-së në Junik e ka bërë publik vet Leonard Llolluni, i cili në një postim të tij ka shkruar: Të dashur qytetarë duke u rritur me ju, jam kalitur përballë shumë sfidave, më keni besuar pergjegjesi dhe kam pas nderin ti pranoj, nderi, privilegji e besimi i dhënë nga ju sot me bën borgjli ndaj jush, ndaj elektoratit të Aleancës në Junik që të vazhdoj angazhimin tim në zhvillimin dhe rritjen e Aleancës edhe më shumë, ka shkruan mes tjerash z. Llolluni.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …