LDK-LVV

Dega e LDK-së në Prizren akuzon VV se po shpërndan miell në këmbim të votave

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po shpërndan miell në këmbim të votave për zgjedhjet e 17 tetorit. “Qeveria lokale, në fshatin Skorobisht ka filluar blerjen e votave me nga dy thasë miell. Ky është çmimi që taksapaguesit e Prizrenit po paguajnë për kaparisje votash për partinë në pushtet, Vetëvendosje” thuhet në komunikatën për medie, të lëshuar nga dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. Në komunikatë thuhet gjithashtu se mielli po shpërndahet nga zyrtari komunal për mirëqenie sociale shpërndan dhe udhëheqësi i Vetëvendosjes për këtë fshat. Dega e Lidhjes Demokratike në Prizren nëpërmjet një komunikate për media po pretendon se pushteti lokal në Prizren po keqpërdorë pozitën zyrtare për fushatë.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …