Dega e LDK-së në Viti njofton se këshilltari i tyre komunal është sulmuar fizikisht nga aktivistë të Vetëvendosjes

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti njofton se këshilltari i tyre komunal Ilir Zuka, është sulmuar fizikisht nga aktivistë të Vetëvendosjes në fshatin Pozheran. Në reagimin thuhet se ky akt i shëmtuar dhe i papranueshëm është sulm ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së shprehjes. “Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti dënon ashpër sulmin fizik ndaj këshilltarit komunal, z. Ilir Zuka, nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Pozheran. Ky akt i shëmtuar dhe i papranueshëm është sulm ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së shprehjes. I bëjmë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin menjëherë masa dhe të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti të shëmtuar. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe as në jetën publike” thuhet në reagimin e dega së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti. Sulmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja dhe Holanda kërkojnë përkushtim të Kosovës në dialog dhe sundim të ligjit

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se Kosova duhet të angazhohet …