Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë GUXO, Burim Meta ka thënë se ka pakënaqësi të shumta brenda strukturave të këtij subjekti, me dy krerët e partisë, Donika Gërvallën dhe Faton Pecin. Si rrjedhojë e këtyre pakënaqësive, Meta ka bërë të ditur se është marrë vendim që dega e GUXO-s në Ferizaj të shuajë aktivitetin e saj. “Është e vërtetë, në mbledhjen e brendshme që ka pas kryesia e GUXO-s ka marrë një vendim të tillë si rezultat i largimit nga kauza e identitetit politik nga dy bashkëkryetarët e partisë, dhe shfrytëzimi i partisë vetëm për interesa personale dhe duke shkelur mbi të gjithë të tjerët, duke mos lejuar fjalën e lirë e duke mos pranuar asnjëherë mendimin ndryshe dhe duke i shkelur shumicën e neneve të statutit të partisë”, ka thënë Meta. Ai ka shtuar se përveç degës në Ferizaj, ka edhe shumë anëtarë të tjerë të pakënaqur në të gjitha degët në komunat e tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë
Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …