Dega e Nismës në Ferizaj i bashkohet Vetëvendosjes

Dega e Nismës në Ferizaj i bashkohet Vetëvendosjes

Dega e Nismës për Kosovën në Ferizaj sot i është bashkuar Vetëvendosjes. Në një konferencë për medie, zyrtarët e Vetëvendosjes bënë të ditur kalimin e përfaqësuesve të Nismës në Vetëvendosje. Kryetari i këtij subjekti, Visar Ymeri u shpreh se kjo nuk është luftë mes partive opozitare, porse këta të rinj janë të vendosur në qëndrimet e tyre kundër qeverisjes aktuale. Ai ka vlerësuar se me rritjen e Vetëvendosjes, po rritet edhe shpresa për një Kosovë me integritet. Ndërkaq, ish-kryetari i Nismës në Ferizaj, Valon Ramadani ka thënë se nuk i ka ndryshuar bindjet e tij politike, por e ka gjetur vetën në Lëvizjen Vetëvendosje, duke shtuar se ky subjekt është treguar bindës për ndryshimin.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …