Pavarësisht zërave se Nisma është shuar në Viti, Daut Xhemajli ka shkruar se Nisma në Viti vazhdon të funksionojë. Ai thotë se pasi NISMA në Viti, ka funksionuar që nga themelimi i saj dhe vazhdon të funksionojë me anëtarët dhe individët të cilët kishin mbetur, sepse disa prej tyre pas zgjedhjeve dhe rezultatit të pa pritur për ta, për këto dy vjet nuk u duken fare dhe as nuk u përgjigjen në ftesat për takime të NISMA-s. Sot po duket qe edhe formalisht paskan shkuar nga Nisma, unë ju them udha mbarë kudo që shkoni! Unë iu kam mbajtur kot për dy vite në regjistra, por nuk është mirë me fol tani në emër të krejt atyre që e banë këtë Iniciativë dhe ende mbeten në të! Ka më shumë se dy vite që aktivitetin politik e kam identifikuar me Nismën për Kosovën, e cila nuk është fajtore për këto zhvillime politike në Kosovë dhe as nuk ka përgjegjësi se pse opozita nuk është e bashkuar sot.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …