Dega e OVL-UÇK-së, në Ferizaj ka reaguar me indinjatë ndaj arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, në Maqedoninë e Veriut, bazuar në një fletë arrest të lëshuar nga Serbia. Organizata e veteranëve ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Ramadanit dhe iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të përdorin të gjitha mjetet diplomatike dhe juridike për të siguruar lirimin e tij. Akuzat e tilla kanë qenë dhe po mbesin praktikë e padrejtë. OVL-UÇK ka apeluar për lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit dhe ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Drejtësisë të ushtrojnë të gjitha mjetet e nevojshme për të siguruar lirimin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …