Pas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, në kuadër të ecurisë së konsolidimit dhe fuqizimit të Degës së PDK-së në Drenas, janë mbajtur takime të shumta, të cilat dëshmojnë se bastioni i kësaj partie, më 14 nëntor do të marrë rikonfirmimin e partisë së parë, sikur gjatë dy dekadave në Drenas.
Në të gjitha mbledhjet e ftuara nga Kryesia, të udhëhequr nga kryetari në detyrë, Ramiz Lladrovci, është dëshmuar angazhim i madh nga anëtarësia, nëndegët dhe kryesia e degës së PDK-së në Drenas.
Në takimin të cilin e zhvilloi Rinia Demokratike, me konsensus të plotë, Kryesia u pajtua për konstituimin e organeve të kësaj organizate që mbledh rininë e PDK-së të kësaj komune, me zotimin e fuqishëm se qëndrojnë në vijën e parë të angazhimit në terren, duke përcjell mesazhin se PDK ka vetëm një numër, numri 177 dhe kandidati Ramiz Lladrovci.
Besjan Murtezi, U. D. Kryetar i Rinisë Demokratike, ftoi kryesinë e re që të bashkëveprojnë me rininë e kësaj komune rreth programit dhe vizionit të PDK-së për Drenas, komuna kampion i qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies.
Po ashtu, Gruaja Demokratike, e udhëhequr nga Lumnije Krapi, U. D. Kryetare e Gruas Demokratike, njëzëri e përkrahën përbërjen e re të Gruas Demokratike, në Drenas, duke shprehur përkushtimin e plotë për fuqizimin e gruas në vendimmarrje dhe sferat tjera me prioritet për PDK-në dhe qytetarët.
Pas këtyre dy takimeve, u mbajt edhe mbledhja e Kryesisë së Degës, ku njëzëri mori vendim në bazë të kompetencave të dhëna, për emërimin e drejtuesve të nëndegëve dhe plotësimin e vendeve në kryesi të nëndegëve.
Në të tri mbledhjet e rëndësishme për Degën e PDK-së në Drenas, u vu në pah gatishmëria e kryesisë së re dhe organeve udhëheqëse të saj, të bëhet punë e konsiderueshme dhe më e përqendruar në terren, duke e bërë të ditur se PDK ka vetëm një numër, ka vetëm një kandidat dhe moton: “Bashkë për Drenasin”, numri 177 dhe Ramiz Lladrovci kryetar.
Vendimi i Kryesisë së PDK-së për Degën e Drenasit, është i bazuar në nenin 31 të Statutit të PDK-së, duke bërë emërimin e ushtruesit të detyrës së Kryetarit dhe Kryesisë së Degës së PDK-së, vendim i cili u mirëprit nga qytetarët, simpatizantët, aktivistët dhe anëtarët e devotshëm të PDK-së, me shprehjen e gatishmërisë për ta rikonfirmuar bastionin e pathyeshëm të PDK-së në Drenas.
Më poshtë janë paraqitur përbërjet e kryesive respektive.
Kryesia e Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Drenas:
1. Besjan Murtezi- Kryetar
2. Alban Bylykbashi- Nënkryetar
3. Erza Qorri- Nënkryetare
4. Arbër Shala- Nënkryetar
5. Aurela Sahiti- Nënkryetare
6. Fitore Prokshi- Nënkryetare
7. Bleona Kastrati- Sekretare e Përgjithshme
8. Florent Shala
9. Shkëlzen Kastrati
10. Miranda Thaçi
11. Diana Hoxha
12. Elidon Bujupi
13. Altin Kukaj
14. Bardha Doberdolani
15. Erestina Kozhani
16. Liridon Xhemajli
17. Mirnis Gjinovci
18. Driton Gjeli
19. Erona Curri
20. Arlinda Tahiraj
21. Meridon Demaj
22. Alban Krasniqi
23. Leutrim Franca
Kryesia e Gruas së Partisë Demokratike – Dega në Drenas:
1. Lumnije Krapi – Kryetare
2. Ariana Isufi – Sekretare e Përgjithshme
3. Agnesa Kastrati Bucolli – Nënkryetare
4. Manushaqe Bekolli – Nënkryetare
5. Qëndresa Xhema – Nënkryetare
6. Egzontina Hoxha- Nënkryetare
7. Fitore Sefiu Shabani – Nënkryetare
8. Arta Halilaj
9. Arbesa Dobra
10. Bislime Dvorani
11. Fakete Hoti
12. Flutura Avdiu
13. Fitore Morina
14. Shqiponje Krasniqi
15. Jehona Avdyli
16. Laurita Bujupi
17. Liridona Fejza
18. Albulena Saliuku
19. Kosovare Halilaj
20. Fatlinda Zymberi
21. Arlinda Krasniqi
Lista e kryetarëve të nëndegëve:
1. Abri- Faruk Hysenaj – Kryetar nëndege
2. Arllat- Burim Bujupi- Kryetar nëndege
3. Baicë- Xhevdet Topalli- Kryetar nëndege
4. Bytyq- Shkëlqim Bytyqi- Kryetar nëndege
5. Çikatovë e Vjetër- Kosovare Karaxha- Kryetar nëndege
6. Damanek- Aziz Behrami- Kryetar nëndege
7. Dobroshec- Florim Hajdari – Kryetar nëndege
8. Drenas 1- Qëndrim Mulaj- Kryetar nëndege
9. Drenas 2- Ekrem Qorri- Kryetar nëndege
10. Drenas 3- Qazim Shala- Kryetar nëndege
11. Fushticë e Lartë- Sabit Jonuzi- Kryetar nëndege
12. Fushticë e Posht.- Florim Bllaca- Kryetar nëndege
13. Gllanaselle- Shpëtim Nika- Kryetar nëndege
14. Gllobar- Leutrim Elshani- Kryetar nëndege
15. Godanc- Shemsi Bërbatovci- Kryetar nëndege
16. Gradicë- Albulena Saliuku- Kryetar nëndege
17. Gjergjicë- Besart Morina- Kryetar nëndege
18. Kishnarekë- Mentor Bajraktari- Kryetar nëndege
19. Komoran 2- Lindmir Ibriqi- Kryetar nëndege
20. Komoran 3- Jetullah Nishori- Kryetar nëndege
21. Komoran 4- Berat Bogiqi- Kryetar nëndege
22. Komoran I- Imer Bujupi- Kryetar nëndege
23. Korroticë e Ulët- Blerim Sinani- Kryetar nëndege
24. Korroticë e Epërme- Granit Hoxha- Kryetar nëndege
25. Krajkovë- Bashkim Elshani- Kryetar nëndege
26. Likoshan- Naim Gjeli- Kryetar nëndege
27. Llapushnik- Ardian Gashi- Kryetar nëndege
28. Negroc- Gani Krasniqi- Kryetar nëndege
29. Nekoc – Albert Hoxha- Kryetar nëndege
30. Poklek i Ri- Valon Berisha- Kryetar nëndege
31. Poklek i Vjetër- Adem Bucolli- Kryetar nëndege
32. Polluzhë- Afrim Istogu- Kryetar nëndege
33. Sankoc – Besart Ajazi- Kryetar nëndege
34. Shtrubullovë- Aurela Sahiti- Kryetare nëndege
35. Shtuticë- Musli Berisha- Kryetar nëndege
36. Terdec – Limon Halilaj – Kryetar nëndege
37. Tërstenik I- Murat Bylykbashi- Kryetar nëndege
38. Tërstenik II- Ardian Kukaj- Kryetar nëndege
39. Vasilevë- Mergim Berisha- Kryetar nëndege
40. Verboc- Qëndrim Gllareva- Kryetar nëndege
41. Vuçak- Albert Shala- Kryetar nëndege
42. Zabel i Lartë- Fahredin Hajdini- Kryetar nëndege
43. Zabel I Ulët- Florent Shala- Kryetar nëndege