Dega e PDK-së në Klinë ka kërkuar shkarkimin e nënkryetarit, Besim Hoti, për fyerjen që i ka bërë Adem Demaçit

Dega e PDK-së në Klinë ka kërkuar shkarkimin e nënkryetarit, Besim Hoti, për fyerjen që i ka bërë Adem Demaçit

Dega e PDK-së në Klinë ka kërkuar shkarkimin e nënkryetarit të kësaj komune Besim Hoti, nga radhët e LDK-së, për shkak të deklaratës së tij kundër atdhetarit Adem Demaçi, në ditën e varrimit të tij.  Kjo parti deklaratën e sekretarit të degës së LDK-së në Klinë, e quan nënçmuese për Demaçin, duke kërkuar që Hoti të shkarkohet nga pozita e numrit dy të komunës. Duke qenë numri dy në udhëheqjen e Komunës së Klinës ka përgjegjësi të lartë publike. Nisur nga kjo situatë e krijuar, dega e PDK-së në Klinë kërkon nga Dega e LDK-së që të distancohet publikisht nga deklarata e sekretarit të Degës së tyre, Besim Hotit si dhe kërkon nga kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, që të bëjë shkarkimin e Besim Hotit nga pozita e nënkryetarit të Komunës”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …