Dega e PDK-së në Klinë shpalosi programin zgjedhor në lagjet “ Dukagjini” dhe “Arbëria” të Klinës

Dega e PDK-së në Klinë shpalosi programin zgjedhor në lagjet “ Dukagjini” dhe “Arbëria” të Klinës

Dega e PDK-së në Klinë shpalosi programin zgjedhor para anëtareve dhe simpatizantëve në lagjen “ Dukagjini” dhe “Arbëria” të Klinës. Aty u bë prezantimi i kandidatit për kryetar komune nga dega e PDK-së, Sokol Bashota dhe 29 kandidatëve për anëtar në Kuvendin e Komunës. Bashota u shpreh i bindur në rrugëtimin e përbashkët edhe për katër vite tjera në qeverisjen e Klinës dhe premtoi se do të realizojë  gjitha projektet e nevojshme për këto dy lagje. Ndër të tjera Bashota, premtoi asfaltimin e rrugës unazore nga kryqëzimi Prishtinë-Pejë-Gjakovë deri të Fabrika e Farërave, që zbraz nga qarkullimi i automjeteve qytetin e Klinës, pastaj ndërtimin e një çerdhe në lagjen “ Arbëria’ si dhe ndërtimin e një shkolle nga klasa 1-5 nëse gjendet lokacioni.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në qeverisjen e …