Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë, ka hapur fushatën për zgjedhjet komunale të 22 tetorit, pikërisht në mesnatë, në njërën nga lokalet e kryeqytetit. Në hapje të fushatës ka marrë pjesë dhe kryetari i partisë, Kadri Veseli, i cili tha se kanë zgjedhur këtë mënyrë për të nisur simbolikisht fushatën, për të dëshmuar se PDK-ja është partia e të rinjve. “E të rinjtë janë forca e ndryshimit të vendit”, ka thënë ai. Kryetari i PDK-së, Vesli, shoqërohej nga kandidati e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, të rinjtë e PDK-së dhe kandidatët për Kuvend Komunal të Prishtinës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …