PDK

Dega e PDK-së, në Prizren, shfaq shqetësimin për qasjen jo serioze ndaj arsimit, të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, shfaq shqetësimin për qasjen joserioze dhe eksperimentimet e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka ndaj arsimit në Prizren. Këtë më së miri e dëshmon emërimi i drejtoreshës së re të Drejtorive komunale të Arsimit, ku në krye të saj sillet një person pa kurrfarë përvoje në këtë fushë. Për më keq, kjo po ndodh në kohën kur arsimi prizrenas, për shkak të keqqeverisjes në dy vitet e fundit është degraduar dhe ndodhet në gjendjen më të keqe, që nga paslufta. PDK ka besuar se shkarkimi i drejtorit të Arsimit, të dytit brenda tre muajsh, i ka dhënë leksion kryetarit Haskuka, për gjetjen e një kuadri të dëshmuar e profesional, në mënyrë që t’a rikthejë në normalitet arsimin prizrenas, e jo që në këtë pozitë të sillet dikush krejt jashtë kësaj fushe. Pa dashur t’a paragjykojmë drejtoreshën e re, dyshojmë se në vend të zgjidhjes, problemet në arsim do të thellohen, ndërsa e tëra shkon në dëm të fëmijëve, thuhet mes tjerash në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …