Dega e PDK-së në Prizren dhe kryetari i saj z. Minir Krasniqi uron të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit dhe të gjithë bashkëkombasit shqipëtar anë e kënd globit me rastin e festës së flamurit. Data e 28 Nëntorit, është kurorëzim i sakrificës dhe betejave të vazhdueshme të shumë gjeneratave ndër shekuj me synim-krijimin e shtetit shqipëtar. Sot në këtë ditë të madhe për kombin dhe për pasardhësit tanë, duhet të konstatojmë objektivitetet se shqiptarët, si komb vazhdojnë të jenë nën një betejë të vazhdueshme për të rikonfirmuar veten si anëtarë respektabil në familjen e kombeve euro-atlantike.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …