Dega e Partisë Demokratike të Skenderajt ka reaguar pas zhvillimeve në seancën e Kuvendit të kësaj komune gjatë së cilës u miratua buxheti. Në reagim thuhet se Partia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj dënon dhunën që është shfaqur gjatë zhvillimit të punimeve në seancën e Kuvendit komunal të Skenderajt, të ushtruar nga zyrtarët e Komunës së Skenderajt ndaj njërit nga asambleistët e zgjedhur. Veprimet e tilla janë totalisht të papranueshme dhe përbëjnë akte të turpshme dhe skandaloze mbi të zgjedhurit në mënyrë demokratike. Veprimet e tilla janë totalisht të papranueshme dhe përbëjnë akte të turpshme dhe skandaloze mbi të zgjedhurit në mënyrë demokratike. Prandaj kërkojmë nga Kryetari i Komunës Bekim Jashari që para se të etiketojë përfaqësuesit e subjekteve politike për gjoja bllokim të punës së tij, të garantojë siguri të zgjedhurve në punën e tyre brenda institucioni dhe të ndalojë vartësit e tij në shpërfaqjen e muskujve ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve të Skenderajt. Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku asnjëherë dhe ndaj askujt nuk ka përdorur “dorën e zgjatur”, përkundrazi ai ia ka zgjatur dorën çdo kujt dhe çdo herë, kur i është kërkuar, përfshirë edhe kryetarit të tanishëm të Skenderajt Bekim Jashari, thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Skenderaj.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …