Dega OVL të UÇK-së Pejë, prej 16 janar, ka filluar Javën e Dhurimit të Gjakut

Dega OVL të UÇK-së Pejë, prej 16 janar, ka filluar Javën e Dhurimit të Gjakut

Në vazhdën e aktiviteteve të Degës së OVL të UÇK-së Pejë, prej të hënës 16 janar, ka filluar Java e Dhurimit të Gjakut. Ky aktivitet ka për qëllim përkrahjen e Qendrës për Transfuzionit të Gjakut në Pejë me rezerva gjaku, pasi që nevojat e pacientëve sa vijnë e shtohen, sidomos në stinën e dimrit. Drejtoresha e Transfuzionit në Pejë, Dr.Nergize Gjuka, ka falënderuar përzemërsisht OVL të UÇK-së, duke shpresuar që dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile do të ndjekin shembullin e veteranëve të luftës. Kryetari i Degës së OVL të UÇK-së në Pejë, z. Gazmend Syla ka thënë që ky aktivitet, në të cilin po marrin pjesë një numër i madh i veteranëve, do të jetë tradicional. “Veteranët – tha z.Syla – do të jenë në shërbim të popullit çdo herë, ashtu siç ishin dhe gjatë luftës çlirimtare. Nuk do të kursejmë asgjë për popullin tonë”. Aksioni që ka filluar të hënën, do të zgjat deri të premten me 20 janar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …