Degët e të gjitha partive politike në Pejë i kanë dhënë mbështetje protestës kundër Demarkacionit me Malin e Zi, e cila do të mbahet në këtë qytet. Përfaqësues të të gjitha subjekteve politike nga qendra e qytetit të Pejës kanë bërë thirrje për protestë për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, e cila do të mbahet të shtunën, më 27 gusht. Ftojmë qytetarët e Pejës, Deçanit dhe pjesëve të tjera, për të kundërshtuar fuqishëm votimin e demarkacionit. Përveç kësaj ftojmë edhe deputetët e Parlamentit të Kosovës që në seancën e 1 shtatorit votën e tyre ta hedhin kundër kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Ali Lajçi, ish kryetar i komunës së Pejës. Protesta do të mbahet në qendër të qytetit, duke filluar nga ora 12.00.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …