Dëgjim buxhetor edhe në Turiqec e Llaushë

 

Ka vazhduar cikli i dëgjimeve buxhetore në territorin e komunës së Skenderajt. Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe drejtorët e Komunës kanë mbajtur dëgjim në Turiqec, ku kryetari Jashari para qytetarëve ka folë fillimisht për projektet që janë realizuar si dhe ato që pritet të fillojnë këtë vit. Ka përmendur asfaltimin e 25 segmenteve rrugore në Kopiliq, Vajnik, Turjan, Burojë; ndërtimin i sallës së sportit në Turiqec; intervinimin në rrjetin e trajtimit të ujërave të zeza në fshatrat e kësaj bashkësie; projektin e ujësjellësit, renovimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare; ndërtimin e trotuarit; si dhe projekte të tjera në dobi të secilit qytetar, pa dallim. Edhe në Llaushë është mbajtur dëgjimi buxhetor, në të cilin kryetari Jashari ka thënë se sivjet do të nisë asfaltimi i 11 segmenteve rrugore në lagjet e fshatit, ashtu sikur do të nisë projekti i kanalizimit dhe pastrimit të shtratit të lumit në Llaushë, si dhe renovimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, me orar të zgjatur të shërbimit ndaj pacientëve dhe kushte shumë më të mira sesa tani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …