Dejan Vasiq: Do ta thërras kryeministrin, Albin Kurti, për të dhënë një dëshmi për të akuzuarin, Dragisha Milenkoviq

Dejan Vasiq: Do ta thërras kryeministrin, Albin Kurti, për të dhënë një dëshmi për të akuzuarin, Dragisha Milenkoviq

Avokati serb, Dejan Vasiq, ka bërë të ditur  se do ta thërras kryeministrin, Albin Kurti,  për të dëshmuar lidhur me të  akuzuarin, Dragisha Milenkoviq, nga Kishnica, i cili  dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë, në vitet 1998-1999. Sot prokurori special që vepron në Prishtinë e ka dëgjuar Dragisha Milenkoviqin si të pandehur për krime lufte kundër shqiptarëve.  Me prokurorin që vepron në këtë rast, jemi marrë vesh, edhe për dëgjimin e dëshmitarit special të mbrojtjes, kryeministrit aktual të Kosovës të z. Albin Kurti, i cili ishte paraburgosur në kohën kur i dyshuari Dragisha ishte duke punuar në Burgun e qarkut, në Prishtinë, tha Vasiqi.  Albin Kurti duhet të thotë dy fjalë për besueshmërinë e të dyshuarit dhe sjelljen e tij ndaj kryeministrit aktual, i paraburgosuri i atëhershëm,  të cilit i ka bërë shoqëri gjatë qëndrimit në qeli, i ka sjellë libra për të lexuar, ka kaluar shumë kohë duke biseduar me të, tha Vasiqi. Avokati pret mbështetjen e Prokurorisë speciale lidhur me këtë propozim dhe bashkëpunimin e mirë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit nesër përmes zyrës së Qeverisë së Kosovës do t’i dërgojë kërkesë për këtë dëshmi. Kurti është i obliguar si qytetar të dëshmojë në procedurë penale dhe të jetë dëshmitar, ka saktësuar avokati Vasiq.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …