Dejona Mihalisi e qorton deputeten, Hykmete Bajrami, edhe për gabime drejtshkrimore në komentet e saj

Debati mes deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, për çështjet ekonomike u intensifikua kur në ato u përfshi edhe koordinatorja e komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, e cila e akuzoi, deputen Htkmete  Bajramin për mungesë të qartësisë në lidhje me çmimet e barnave dhe kontabilitetin e kompanisë Riga Pharm, duke vënë në dyshim aftësitë e saj për të sqaruar këto çështje. Përveç kritikave ekonomike, Mihali vuri në pah edhe drejtshkrimin e Bajramit, duke sugjeruar përmirësime në përdorimin e gjuhës shqipe. Në kundërpërgjigje, Bajrami njoftoi se do të ngrejë padi për shpifje kundër Mihalit, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje biznesi me Riga Pharm dhe se akuzat për tri vite janë të pabaza. Ajo po ashtu kërkoi sqarime nga Mihali lidhur me intervistimin e saj nga Prokuroria Speciale për korrupsionin në KEK.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …