Eksperti amerikan i politikës së Jashtme, Dejvid Fillips – marrëveshjen verbale të Ohrit e ka quajtur si të mirë, por ka hedhur dyshime nëse Serbia do t’i përmbahet në të ardhmen. Në një intervistë për Telegrafin, Phillips tha se njohja reciproke është në thelb të çdo marrëveshjeje për të arritur progres të qëndrueshëm në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Ai theksoi se SHBA-ja dhe BE-ja kanë bërë përpjekje të mëdha, por hezitimi i Serbisë për të mbështetur në mënyrë eksplicite njohjen reciproke, ngre pikëpyetje për të gjithë procesin diplomatik. Duke folur për Asociacionin, Filips tha se çfarëdo pushteti që i jepet AKS-së duhet të shtrihet edhe në komunitetet etnike shqiptare në Luginën e Preshevës. Sa i përket nenit 7, paragrafi i dytë, të Propozimit Evropian, eksperti amerikan ka thënë se dhënia e statusit special të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë përbën një precedent akomodues të rrezikshëm, veçanërisht duke pasur parasysh debatin e nxehtë mbi Asociacionin. Fillips foli edhe për rrezikun e destabilizimit të Ballkanit nga Rusia përmes Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …