Profesori amerikan i Studimeve Evropiane në Universitetin, Johns Hopkins, Dejvid Kanin ka thënë se veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po e ndihmojnë Serbinë dhe po bëjnë që të harrohet Banjska. Amerikanët nuk duan që Kurti të bëjë gjëra që nxisin konflikte në një rajon, ka thënë Kanin në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Një ditë më herët, ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, ka thënë se Qeveria e Kosovës po rrezikon partneritetin me Shtetet e Bashkuara me vendimin e saj për të mos lejuar përdorimin e dinarit serb. Kanin ka thënë se kjo do të thoshte shumë, pasi që Amerika është mbrojtëse e Kosovës. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e sanksioneve, por ka theksuar se Uashingtoni zyrtar nuk do të shkojë aq larg dhe ta ndërpresë marrëdhënien me Kosovën. Profesori amerikan Dejvid Kanin ka porositur që Kosova ta shtyjë sa më shumë që është e mundur zbatimin e vendimit për dinarin, ose ta revokonte tërësisht.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …