Incidentet e fundit alarmante, në Ballkan janë dëshmi e kërcënimeve në rritje të rusëve në rajon – dhe aftësisë së Vladimir Putinit për të provokuar potencialisht një tjetër front në Evropë, thonë ekspertët. Duke shkruar në revistën “Forein Affairs”, oficeri në pension i inteligjencës amerikane, Dejvid Shedd dhe Ivana Shtradner, e cila studion strategjitë e sigurisë dhe doktrinat ushtarake të Rusisë, thonë se Perëndimi duhet të parandalojë presidentin rus që të ndezë konfliktin e gjatë midis Kosovës dhe Serbisë. Në muajin shtator, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dëshmitar të grumbullimit “të paprecedentë” të trupave serbe në kufirin e Kosovës mes tensioneve në rritje në rajon – një lëvizje që Shedd dhe Stradner e cilësojnë një “zhvillim alarmues”. Kjo pasoi një përleshje midis 30 serbëve etnikë të armatosur rëndë dhe një patrulle policie në Kosovë, e cila la të vdekur katër persona.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …