I Ngarkuari me Punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Dejvid Wisner vlerësoi punën e bërë me reformën në drejtësi por shtoi se është e nevojshme që të ndërmerren hapa më të vështirë. Gjatë konferencës për prezantimin e strategjisë së re kombëtare të uljes së çështjet e prapambetura në gjykata, organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Winser tha se duhet më shumë bashkëpunim mes qeverisë dhe institucioneve. Kur mendon për Shqipërinë është njësoj sikur jeni përpjekur të kaloni nga një person që thjesht qëndron ulur në një kolltuk në një atlet olimpik. Dhe të mendosh në 30 vite. Është thuajse një kohë shumë e shkurtër kur mendohet e gjithë koha. Të gjithë keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Keni punë të vështirë dhe keni punë fantastike, por mbetet shumë punë për të bërë. Jemi krenar si amerikanë dhe ambasada e SHBA këtu, që bashkë ndajmë vlerat e përbashkëta të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, u shpreh Wisner.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …