Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, njëherësh anëtar i kryesisë së BIK-ut, Fahrush Rexhepi, ka treguar se Komuna e Prishtinës së fundi ka shprehur vërejtje për arkitekturën e xhamisë së madhe që pritet të ndërtohet në kryeqytet. Në një intervistë të dhënë për “Epokën e re”, ai ka thënë se vërejtjet që ka dhënë Komuna e Prishtinës janë befasuese për BIK-un. Sipas tij, më herët është kritikuar stili arab i ndërtimit të xhamive në vend, ndërsa tani po kritikohet stili turk. Rexhepi ka theksuar se besimtarët myslimanë që pesë vjet po presin ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë. Në këtë intervistë, Rexhepi ka folur edhe për sfidat e tjera me të cilat po përballet BIK-u: financimin, mungesën e ligjit për bashkësitë fetare dhe ekstremizmin e dhunshëm fetar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …