Avokati i Popullit

Deklarata e Avokatit të Popullit, për rastin e aksidentit tragjik në Sllavonski Brod

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës u shprehu ngushëllimet më të përzemërta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik në Sllavonski Brod, Kroaci dhe njëherësh i uron shërim të shpejtë bashkatdhetarëve tanë të lënduar në këtë aksident.

Me këtë rast, Avokati i Popullit i shprehë mirënjohje autoriteteve të Republikës së Kroacisë për reagim të shpejtë dhe vënien në dispozicion të resurseve dhe kapaciteteve të saj në trajtimin e të lënduarve dhe të mbijetuarve nga ky aksident tragjik. Është koha e solidarizimit me bashkatdhetarët tanë të përfshirë në këtë aksident dhe me familjet e tyre. Avokati i Popullit u bën thirrje autoriteteve kompetente të Republikës së Kosovës që seriozisht të merren me monitorimin e zbatimit të ligjeve përkatëse, në veçanti të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Avokati i Popullit në vazhdimësi ka përcjellë zbatimin e ligjeve përkatëse që kanë të bëjmë me kushtet e punës, sigurinë dhe shëndetin në punë, për çfarë edhe ka hapur hetime sipas detyrës zyrtare dhe se do të dalë me konstatime dhe rekomandime konkrete për autoritetet përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …