Një deklaratë e deputetit të Vetëvendosjes Frashër Krasniqi, rreth komandantëve të UÇK-së gjatë të hënes në Kuvendin e Kosovës , ka zgjuar reagime të shumta. Krasniqi tha se kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj, po mbahet për komandant, por se po frikësohet të shkojë në seancë. Madje Krasniqi tha se Haradinaj është i gatshëm t’u bije në gjunjë Listës Serbe dhe siç tha ai kriminelit Ukë Rugova. Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar deputeti nga LAA, Labinot Tahiri, cili i doli në mbrojte Haradinajt dhe luftës së UÇK-së. Reagim ndaj deklaratave të Krasniqit ka pasur edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin, duke thënë se komandantët e tyre nuk duhet të jenë cak i fyerjeve nga askush, e sidomos nga persona të inkriminuar, e të akuzuar për sulm terrorist ndaj institucioneve e rendit demokratik. Nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, ka reaguar edhe ish deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, i cili ka thënë se luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe vetë, nuk mund ta njollosë askush. Deklaratat e Krasniqit i dënoi edhe anëtarja e kryesisë së PDK-së Blerta Deliu-Kodra, duke thënë se duhet t’u vijë turp atyre që përbuzin luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I vetmi që i doli në mbrojte Krasniqit, ishte bashkëpartiaku i tij, Dardan Molliqaj, duke thënë se nuk kanë të drejtë të flasin për UÇK-në ata që sipas tij janë rreshtuar në ‘koalicionin e krimit’. Madje, Molliqaj ka thënë se edhe OVL e UÇK-së është e kapur nga koalicioni PAN
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …