Deklarata e këshilltarit të presidentit amerikan John Bolton është pritur me miratim e entuziazëm në Serbi

Deklarata e këshilltarit të presidentit amerikan John Bolton është pritur me miratim e entuziazëm në Serbi

Deklarata e këshilltarit të presidentit amerikan John Bolton se SHBA-ja nuk kundërshton korrigjimin territorial nëse rreth tij merren vesh Beogradi e Prishtina, tregon se fuqitë e mëdha për herë të parë respektojnë interesat e Serbisë për gjetjen e zgjidhjes së përhershme për Kosovën, thotë zyrtari i Partisë Përparimtare serbe. Ai ka vlerësuar se ky qëndrim reflekton politikën e suksesshme ndërkombëtare që tash e disa vite e udhëheq kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai ka vlerësuar se deklarata e Boltonit është e rëndësishme për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se Serbia tash është e barabartë me Kosovën në bisedime.”A mund ta paramendonit para një viti një intervistë të tillë të cilitdo zyrtar amerikan vendi i të cilit e ka njohur pavarësinë e Kosovës? Ky është ndryshimi madh, e çfarë do të ndodhë në fund, askush nuk do ta dijë”, ka thënë Vesiq.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …