Deklarata e kryeministrit Rama për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, trondit udhëheqësit politik në Serbi

Deklarata e kryeministrit Rama për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, tronditë udhëheqësit politik në Serbi

Deklarata e kryeministrit, Edi Rama, se Shqipëria do të bashkohet me Kosovën në qoftë se perspektiva e vendeve të rajonit për të hyrë në Bashkim Evropian vazhdon të zbehet, i ka tronditur udhëheqësit politikë në Serbi. Së pari ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri, Vulin, i cili ka theksuar se “kryeministri Rama me deklaratat e tij po i bën shantazh BE-së dhe po provokon një luftë në Ballkan”. Pas Vulinit, ka reaguar edhe serbi Marko Gjuriqi, i cili ka thënë se “askush nuk duhet të luajë duke u përpjekur ta ngjallë idenë fashiste për një Shqipëri të Madhe”. Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës është e rrezikshme dhe nuk kontribuon asgjë në të mirë të rajonit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Krejt në fund ka reaguar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiqi, duke ka thënë se shqiptarët e konfirmuan edhe njëherë platformën e përbashkët për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …