Lumir Abdixhiku

Deklarata e Kurtit për rritje të ekonomisë në Kosovë gjatë vitit të kaluar, ka shkaktuar reagime nga partitë opozitare

Deklarata e kryeministrit Albin Kurti për rritje të ekonomisë në Kosovë gjatë vitit të kaluar, ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime nga partitë opozitare. Kurti ka deklaruar se është e vërtetë që qytetarët paguajnë më shumë tatime, dhe kjo nënkupton performancë më të mirë të ATK-së. “Vitin e kaluar ATK-ja  ka inkasuar 588  milionë euro, që janë 121 milionë euro më shumë se në vitin e kaluar, dhe 84 milionë më shumë se në vitin 2019. Lidhur me këtë deklaratë reagoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili tha se në 20 vitet e fundit këta numra rriten më shumë se në vitin paraprak. “20 vitet e fundit të Kosovës, nuk ka vit që këta numra nuk janë më të lartë se viti paraprak. Edhe buxheti rritet çdo vit për 10%. Pra, jeni në trend të 20 viteve. Dhe kur flisni për rritje të eksportit, duhet t’u tregoni qytetarëve se edhe importi është rritur për 4.6 miliardë, pra nuk po rritet baza jonë prodhuese. Deficiti tregtar vazhdon të jetë i njëjtë”, tha Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …