Deklarata e miratuar më 8 qershor në Beograd, synon të promovojë bashkimin serb

Një deklaratë e miratuar më 8 qershor në Beograd, që bëri thirrje për unitet të serbëve dhe për mbrojtje të interesave të tyre, ka ngjallur shqetësime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka marrë përkrahje nga Rusia. Deklarata, e cila u miratua nga Serbia dhe entiteti serb i Bosnje dhe Hercegovinës, Republika Serbe, synon të promovojë bashkimin serb nën moton, Një popull, një kuvend. Në këtë tubim morën pjesë përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, si dhe serbë të tjerë nga rajoni. Deklarata përbëhet nga 49 pika, duke theksuar që serbët përbëjnë një entitet të vetëm dhe kanë të drejtë të ruajnë traditën e tyre të pasur, pavarësisht se kanë jetuar në shtete të ndryshme gjatë historisë. Për të hyrë në fuqi, dokumenti duhet të ratifikohet në parlamentet e Serbisë dhe Republikës Serbe brenda 90 ditëve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …