Deklaratat e Paro Laçit, i cili ka qenë krye të klubit “Partizani”, shembin Berishën, familjen e klanin e tij super të korruptuar

Deklaratat e Paro Laçit, i cili ka qenë krye të klubit “Partizani”, shembin Berishën, familjen e klanin e tij super të korruptuar

Deklaratat e Paro Laçit, i cili ka qenë për një farë kohe në krye të klubit Partizani, janë shumë më të rënda se sa gjithë të  dëshmitë që kanë dhënë zyrtarët në SPAK. Ai përmend shantazhet e djalit të Berishës dhe zyrtarëve të lartë të policisë kundër tij, për shkak të mosbindjes për të dorëzuar pronën. Laçi është akuzuar dhe dënuar më pas. Ai e akuzon familjen Berisha se i ka shkatërruar jetën pasi nuk u vu në resht për të pranuar këtë aferë. Laçi ka dëshmuar në SPAK se ka pasur presione direkt nga Sali Berisha. Edhe Malltezi edhe Shkëlzen Berisha edhe Argita edhe e shoqja na kanë bërë  presion. Përmendnin kudo Sali Berishën në çdo ambient. Unë bëra të pamundurën por i morën me dhunë shtetërore, një mekanizëm i dhunshëm, i paparë. Mua më kanë dhënë oferta për të më mbyllur gojën, pasi refuzova filluan presionet. Më kanë ofruar 500 mijë euro kesh dhe apartamente. Këto oferta më kanë ardhur në emër të familjes së Sali Berishës. U kam thënë se nuk mund të shkel mbi mundin. Ndërmjetësit kanë qenë Agron Kulici dhe ish drejtori i policisë së Tiranës. Pas ofertave kanë qenë presioni. Vinin për të na përzënë me forcë nga fushat. Na përzinin. Vinin me urdhër të Berishës. (DITA)

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike e Kosovës: Sulmet ndaj afaristëve dëmtojnë zhvillimin ekonomik dhe imazhin e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për sulmet e vazhdueshme ndaj afaristëve …