Deklaratat me shkrim të Nusret Pllanës dhe Fatmir Dugollit, drejtuar SHP të UÇK-së lidhur me uzurpimin e telefonit satelitor të Radios-Kosova e Lirë nga Berat Luzha dhe Isa Krasniqi. Këto deklarata janë shkruar më 26 maj të vitit 1999, në fshatin Berishë.
Me qëllim të ndriçimit të gjithanshëm të raporteve, që kanë ekzistuar mes Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencisë Kosovapress, gjatë luftës, për shkak të kryeneçësisë e arrogancës së Berat Luzhës dhe Isa Krasniqit, po prezantojmë dy deklarata me shkrim, në origjinal, të cilat ia kanë drejtuar SHP të UÇK-së, Folësi, Nusret Pllana dhe tekniku i Radios, Fatmir Dugolli më 26 maj të vitit 1999.
Paraprakisht, më 21 maj 1999 në orët e pas ditës në tendën tonë te Zabeli i Baliqit, në fshatin Berishë, kanë ardhur dy ushtarë, të cilët i kishte dërguar komandanti, Sylejman Selimi. Ata kanë kërkuar telefonin satelitor të cilin ditë më parë e ka marrë Nusret Pllana në Agjenci, mirëpo, para se të na japin telefonin e kanë bllokuar kodin dhe nuk kemi arritur ta lëshojmë në veprim. Ushtarët e kanë marrë telefonin, për ta rregulluar dhe janë larguar në drejtim të Fshatit të Ri.
Të revoltuar nga kjo situatë e papërgjegjshme, dhe me qëllim të marrjes së telefonit, në gjendje pune folësi Nusret Pllana dhe tekniku, Fatmir Dugolli kanë shkruar nga një deklaratë, drejtuar SHP të UÇK-së për të marrë një qëndrim.
Këto janë dy deklaratat origjinale, të shkruara e të nënshkruara nga Nusret Pllana dhe Fatmir Dugolli.
(Origjinali ashtu sikur edhe tërë Arkivi i luftës ruhet në sirtarët e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë).