GJYQI I TË MARTËS PËR EKSTRADIMIN E HEROIT DRITAN GOXHAJ, ËSHTË GJYQ KUNDËR LIRISË SË FJALËS, SA HERË DENONCOHEN
SKENARËT E SOROS (si rasti konkret i regjisë së gazetarëve të Soros për përbaltjen e UÇKsë)!
Tiranë, 8 Korrik 2024
Ditën e Martë, në 9 Korrik 2024, Gjykata e Lartë do shqyrtojë rekursin absurd të Prokurorisë së Apelit që kërkon rrëmbimin e luftëtarit të UÇK,
heroin Dritan Goxhaj, pa asnjë ligj dhe në kundërshtim me çdo juridiksion të Gjykatës Speciale për Kosovën në Shqipëri! Rrëmbimi në 31 Korrik 2023 i Heroit Dritan Goxhaj nga policia dhe prokurorët e Hagës një vit më parë, u diskreditua nga Gjykata e Apelit ku u
shtelluan me detaje të gjitha aspektet juridike të arresimit të paligjshëm dhe mungesës totale të juridiksionit dhe mungesës së çdo marëveshje
ekstradimi në Republikën e Shqipërisë me këtë Gjykatë duke sjellë për pasojë lirimin në sallën e gjyqit të Dritanit. Gjykata e Apelit është shprehur qartë ditën që e liroi në Sallën e Gjyqit pas 70 ditë kalvari dhe burgosje të paligjshme:
LIRIA E FJALËS MBROHET ME LIGJ, SHQIPËRIA NUK KA MARËVESHJE EKSTRADIMI ME GJYKATËN SPECIALE TË HAGËS, DHE GJYKATA E HAGËS NUK KA JURIDIKSION NË SHQIPËRI! Motivi absurd i këtij kalvari, është denoncimi në media 1 vit më parë nga Dritan Goxhaj i gjithë skenarit të përbaltjes së UÇK nga 3 klyshë të Soros, përfshi ushtarin e Fondacionit Soros Tiranë, Altin Raxhimi (i denoncuar nga Av Altin Goxhaj prej vitesh si autori i shpifjeve të Soros për UÇK dhe “shtëpinë e verdhë“) në median e Soros BIRN, me financimin e Soros, por sipas prokurorëve të Soros në Hagë, denoncimi paska dekonspiruar 3dëshmitarët ndërkohë që të 3 dëshmitarët janë publik, faktet janë publike dhe këtë e dinë të gjithë se kush janë! Arsyeja e vërtetë është mbyllja e gojës dhe hakmarrje ndaj diskreditimit që i bëri në cilësinë e gazetarit Dritan Goxhaj, të rolit sponsorizues të Soros për përbaltjen e UÇK në dobi të Serbisë! Në çdo aspekt ligjor, ky nuk është gjyq për ekstradim të dikujt që po hetohet për krime në Hagë apo pengim të hetimit, por gjyq kundër fjalës së lirë së një gazetari dhe intelektuali i cili vlerësohet për integritetin dhe
ekspertizën e tij prej vitesh.
Rekursi i nesërm vjen pas disa turpeve juridike ku rekursi nuk u dorëzua fillimimisht nga Prokuroria e Apelit por nga Prokuroria e Shkallës së Parë
duke përbërë një skandal të rëndë që diskreditonte rolin e Qeverisë Shqiptare si urdhëruese e rrëmbimit.Nesër do vendoset jo vetëm për fatin e Heroit të UÇK por edhe për gazetarin Dritan Goxhaj pasi e gjithë akuza ndaj tij është montuar veç për shkrimet dhe intervistat e tij! Kjo është arsyeja pse të gjitha shoqatat e gazetarëve dhe OJFtë fallso
gjoja “të të drejtave të njeriut” kanë heshtur pasi të gjitha janë të kapura
nga Mafia Soros dhe kushdo që denoncon Soros dënohet me izolim dhe cnsurë! Këta gazetarët dhe aktivistët e shoqatuar që heshtin për Dritanin
janë bashkëpunëtorë në krimin e heshtjes përballë lirisë së fjalës, dhe kjo tregon se liria e shprehjes vlen veç kur mbron Sorosin dhe në asnjë rast
nëse i kundërvihesh atij apo skenarëve të tij! Levizja Shpreson Për Shqipërinë i bën thirrje opinionit publik që të solidarizohen me Heroin e UÇK Z. Dritan Goxhaj duke ju kujtuar se atë e ka braktisur kjo klasë politike e shitur, me fytyra të vjetra apo të reja sepse janë të gjithë bashkë në shërbim të Axhendave AntiShqiptare! Nëse ne do të pranojmë ndëshkimin e Dritanit, i kemi treguar brezit të ri se
si ndëshkohet nga ne patriotizmi dhe sakrifica e luftëtarëve për liri dhe pavarësi!
8 Korrik 2024